Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar para pak minutash në Gjirokastër. Burime të ArgjiroLajm.net thonë se kemi të bëjmë me një shpërthim eksplozivi në lagjen ‘Dunavat’. Lënda plasëse është hedhur në oborrin e banesës së shtetasi me inicialet G.L. Nga të dhënat e para mësohet se i zoti i shtëpisë është plagosur. Autoambulancat dhe forca të shumta policore kanë mbërritur në vendin ngjarjes. Përmes një njoftimi paraprak te policise bëhet me dije se kemi të bëjmë me një person të plagosur lehtë. Lënda plasëse ishte vendosur në oborrin e banesës.
“Rreth orës 23:45, njoftohemi se në hyrje të banesës së shtetasit A.L, në lagjen “Dunavat i Dytë”, Gjirokastër, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi G.L, 34 vjeç,(i biri i shtetasit A.L), si dhe dëmtime materiale të banesës. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton policia e Gjirokastrës.