Nga Tritan Shehu
Turi i takimeve me qytetarët në të gjithë vendin i kreut të opozitës shqiptare, do të ndalet këtë të enjte në Qarkun e Gjirokastrës. Kryetari Basha do të pritet nga qytetarët e Tepelenës dhe Memaliajt në orën 15:00 tek liqeni i Krahësit dhe më pas në Urën e Leklit në orën 15:30 do t’i bashkangjiten qytetarët e Përmetit dhe të Këlcyrës për të kulmuar më pas me pritjen që do t’i rezervojnë gjirokastritët në Urën e Subashit. Takimi i madh, do të organizohet në Kinoteatrin e Gjirokastrës në orën 16:00 ku kryetari i opozitës Lulzim Basha, do të shpalosë alternativën e PD dhe rrugët e zgjidhjes që ofron opozita për daljen nga kriza e rëndë politike dhe institucionale që ka përfshirë vendin prej muajsh. Bashkohuni të gjithë, bashkohu edhe ti me ne për një Shqipëri pa Edi Ramën dhe qeverinë e tij të krimit. Mos harro të enjten 9 maj ora 16:00 në Kinoteatrin e qytetit të Gjirokastrës. Ne jemi zëri Juaj!!! Të gjithë me Lulzim Bashën!! Për një Shqipëri normale dhe jo të kapur nga krimi me pushtet!