• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Trekëndëshi” në Gjirokastër, operacion pas 6 muajsh hetime intensive (VIDEO)

10/11/2019
Ministri Sandër Lleshi takim me shefat në Gjirokastër

Policia e Shtetit njofton se ka prangosur 11 persona në kuadër të operacionit të koduar “Trekëndëshi” në qarkun e Gjirokastrës. “Si rezultat i hetimeve 6 mujore, rezultoi se një grup i mirëorganizuar personash, nga gjithë territori i Qarkut Gjirokastër kryenin veprimtari kriminale në drejtim të “Kultivimit të bimëve narkotike” dhe “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Gjatë gjithë kohëzgjatjes së operacionit janë proceduar penalisht 25 shtetas, nga të cilët: 11 të arrestuar në flagrancë, 5 të ndaluar, 4 të shpallur në kërkim dhe 5 të proceduar në gjëndje të lirë.

Ndërsa mes të arrestuarve është edhe organizatori dhe financuesi i grupit, që siguronte farat e kanabisit, 45-vjeçari B. S.

Njoftimi i policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gjirokastër, Tepelenë dhe Përmet, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër ka finalizuar operacionin policor të koduar “Trekëndëshi”.

Si rezultat i hetimeve 6 mujore, rezultoi se një grup i mirëorganizuar personash, nga gjithë territori i Qarkut Gjirokastër kryenin veprimtari kriminale në drejtim të “Kultivimit të bimëve narkotike” dhe “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Gjatë finalizimit të operacionit më datë 8 dhe 9 nëntor 2019 janë ekzekutuar 5 urdhëra ndalimi për shtetasit:

– B.S., 45 vjeç, banues në Gjirokastër, për “Kultivim i bimëve narkotike”.(Në rolin e organizatorit dhe financuesit, pasi siguronte farat e bimëve narkotike.);

– E.Sh., 41 vjeç, banues në Gjirokastër, për “Kultivim i bimëve narkotike”;

– B.K., 34 vjeç dhe K.K., 33 vjeç, banues në fshatin Gusmar në Tepelenë, për “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”;

– T.D., 35 vjeç, banues në fshatin Bënçë, Tepelenë, për “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Ndërsa për katër shtetas të tjerë për të cilët kishte urdhër ndalimi konkretisht për shtetasit E.K., Gj.B., E.T., dhe J.S. gjatë operacionit nuk u gjetën në banesa dhe u shpallën në kërkim, ku po vijon puna për kapjen e tyre.

Gjithashtu po në kuadër të operacionit janë proceduar në gjendje të lirë për “Moskallëzim krimi” shtetasit: F.B., A.D., V.L., D.T., dhe G.E.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe policore të kryera në vazhdimësi dhe në mënyrë të pandërprerë në kuadër të operacionit policor “Trekëndëshi”, prej muajit maj dhe deri në nëntor janë arrestuar në flagrancë edhe 11 shtetas të tjerë:

– Në datën 24.05.2019 u arrestuan shtetasit R. R., dhe I.M., banues në fshatin Picar, Gjirokastër. Këta shtetas janë kapur në flagrancë, duke tentuar të kultivonin bimë narkotike;

– Në datën 24.07.2019 u arrestuan për “Kultivim i bimëve narkotike” shtetasit N.Sh., M.Sh., Xh.M. dhe E.M., banues në Përmet;

– Në datën 28.07.2019 u arrestuan në flagrancë për “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” shtetasit S.B., A.B., dhe P.B;

– Në datën 08.11.2019 u arrestua në flagrancë shtetasi M.E., për “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”;

– Në datën 09.11.2019 u arrestua në flagrancë shtetasi F. T., për “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Gjithashtu gjatë zhvillimit të operacionit nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, si rezultat i kontrolleve të kryera u kap shtetasi i shpallur në kërkim A.P., banues në Durrës, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”. Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Fier për veprime të mëtejshme.

Operacioni vijon.

Related Posts

E rëndë/ 12-vjeçari ndërron jetë në spital
Kryesore

I dënuari nga Saranda ndërron jetë në QSUT

20/01/2026
Ndryshohen dy ligje të Reformës në Drejtësi: Kryetarët ekzistues të gjykatave, në detyrë deri në 2028
Kryesore

Ndryshohen dy ligje të Reformës në Drejtësi: Kryetarët ekzistues të gjykatave, në detyrë deri në 2028

20/01/2026
E rëndë/ Shuhet në aksident 28-vjeçari
Kryesore

E rëndë në Përmet/ Një i ri gjendet i vdekur

20/01/2026
“Krim shtetëror”, nesër ceremoni përkujtimore për 4 viktimat e 21 Janarit
Kryesore

“Krim shtetëror”, nesër ceremoni përkujtimore për 4 viktimat e 21 Janarit

20/01/2026
Identifikohet shqiptari i vrarë në burg Korydallos në Greqi (Emri)
Kryesore

Media greke: Ja si i shpëtoi Jani Aliaj atentatit disa muaj më parë

20/01/2026
Karamuço: Në Shqipëri po krijohet një familje mafioze, ka fuqinë të komandojë edhe shtetin
Kryesore

Vrasja e shqiptarit në burgun grek, eksperti: Janë ofruar miliona!

20/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Brikena e dërgoi në nominim, Mateo: Nëse do ktheja kohën pas, sërish do i jepja imunitet

Brikena e dërgoi në nominim, Mateo: Nëse do ktheja kohën pas, sërish do i jepja imunitet

21/01/2026
Miri xheloz për raportin e Selin dhe Mateos? Banori: Patjetër, po vdes

Miri xheloz për raportin e Selin dhe Mateos? Banori: Patjetër, po vdes

20/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al