Tregu i ri 300 milionësh i Gjirokastrës mbushet me ujë, flasin tregtarët: Bashkia po tallet me ne (VIDEO)


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Reshjet në Gjirokastër nuk kanë shkaktuar probleme vetëm nëpër rrugë dhe në fshatra. Tregu i sapo ndërtuar në qytet është përmbytur. Reshjet e borës dhe të shiut kanë përfunduar brenda dhe kanë dëmtuar mallrat e tragtarëve. Për ndërtimin e tij u hodhën 29 milionë lekë të reja. Por pas gjashtë muajsh, çfarë bie jashtë hyn brenda. Janë pamjet e tregut industrial në Gjirokastër. 60 tregtarët me aktivitet të përditshëm aty e pritën me festë të madhe inaugurimin e tij.

“Që kur ka filluar tregu e kemi vënë në dukje që kjo do pikëjë. Kanë ardhur dhe nuk kanë vënë ujin në zjarr”.

Tani me nisjen e reshjeve gjithçka është ndryshe. Uji ka përfunduar brenda dhe malli është dëmtuar.

“Janë lagur. Siç e shikoni i kemi varur të tëra janë të lagura”.

“Shumë keq”.

Tregtarët paguajnë rregullisht 6 mijë lekë në muaj si taksë në Bashki. Ata kërkojnë ndërhyrje emergjente pasi në kushte të tilla u duhet të grumbullojnë mallin dhe të pezullojnë aktivitetin.