• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Transmetimi i virusit, 10 gjërat që duhet të dini

07/04/2020
Transmetimi i virusit, 10 gjërat që duhet të dini

Kujdesi për higjienën dhe distancimi social konsiderohen si masat thelbësore që secili prej nesh duhet të ndërmarrë në mënyrë që të ndihmojnë në frenimin dhe shkëputjen e zinxhirit të infektimeve me Covid-19. Kjo pasi më shpesh përhapja nga një person tek tjetri ndodh nëpërmjet spërklave të frymëmarrjes të prodhuara nga një person i infektuar pasi flet, kollitet apo teshtin, të cilat mund të bien lehtësisht tek personat rreth tij, si dhe në objekte që gjithashtu mund të shërbejnë si një burim infektimi.

Mjaft shqetësuese mbetet përhapja e virusit nga personat që nuk kanë shenja të dukshme të sëmundjes. Duke mos pasur simptoma këta persona mund të rrezikojnë edhe të afërmit e tyre, për shkak të mosrespektimit të distancimit social.

Burim rreziku për transmetimin e virusit janë edhe pacientët që nuk respektojnë karantinën, në rastet kur simptomat kanë filluar të zhduken. Ekspertët e shëndetit publik në vendin tonë, të udhëzuar edhe nga Organizata Botërore e Shëndetit, sqarojnë se pacientët mund të kontaminojnë deri në dy javë pas zhdukjes së simptomave. Ndaj nuk duhet të neglizhoni kurrsesi qëndrimin në karantinë edhe për dy javë të tjera pasi simptomat të jenë zhdukur të pasi këto simptoma të jenë zhdukur.

Një lajm i mirë i konfirmuar tashmë është se nuk është vënë re kalim i virusit në rrugë intrauterine, çka do të thotë se gratë shtatzëna nuk rrezikojnë kalimin e virusit edhe tek bebet që do të sjellin në jetë.

Po ashtu nga studimet e kryera deri më tani tek rastet e infektuara, nuk janë konstatuar gjurmë të virusit në qumështin e gjirit të nënës. Këto të fundit udhëzohen që të vijojnë ushqyerjen me gji të të vegjëlve të tyre, por duke marrë në konsideratë edhe masat e kujdesit të higjienës personale (të larjes së duarve para dhe pas prekjes së fëmijës), higjienës respiratore vendosjes së maskës kur i jepet gji fëmijës, si dhe dezinfektimit të shpeshtë të ambienteve të shtëpisë.

Vlerësimet për rrugët e transmetimit të Covid-19:

1.Më shpesh Covid-19 përhapet nga një person tek tjetri midis kontakteve fizike.

2.Përhapja nga një person në tjetrin ndodh kryesisht përmes spërklave të frymëmarrjes të prodhuara kur një person i infektuar flet, kollitet, ose teshtin.

3.Këto spërkla mund të zbresin në gojë, hundë, ose sy të njerëzve që janë afër me të infektuarin, ose mund të thithen edhe në mushkëri.

4.Kur një person prek sipërfaqet ose objekt që ka virusin mbi të dhe më pas prek gojën, hundën, ose sytë e tij.

5.Transmetimi mund të ndodhë kur pacientët janë simptomatikë, por edhe para shfaqjes së ndonjë simptome, madje edhe nga pacientët simptomatikë (që nuk kanë shenja të dukshme që të kuptojnë se janë të infektuar).

6.Pacientët mund të kontaminojnë deri në dy javë pas zhdukjes së simptomave.

7.Në gratë shtatzëna, transmetimi intrauterin ose perinatal nuk është identifikuar.

8.Te gratë që ushqejnë foshnjat me gji, virusi nuk është zbuluar në qumështin e gjirit. Organizata Botërore e Shëndetit, aktualisht deklaron se nënat me Covid-19 mund të vazhdojnë me ushqyerjen me gji, duke respektuar masat e higjienës.

9.Lidhur me mundësinë e ri-infektimit përgjigja imune ndaj Covid-19 nuk është kuptuar akoma. Pacientët me infeksion MERS-COV nuk ka të ngjarë të riinfektohen menjëherë pasi shërohen, por ende nuk dihet nëse një mbrojtje imune e ngjashme do të vëzhgohet edhe për pacientët me Covid-19.

10.Periudha mesatare inkubacionit vlerësohet 5.1 ditë. Kjo sugjeron që periudha e karantinës 14 ditore e rekomanduar nga OBSH është e arsyeshme. Rreth 97,5 për qind e njerëzve shfaqin simptoma do ta bëjnë këtë brenda 11.5 ditëve nga ekspozimi.

Related Posts

Laboratori i kokainës në Greqi, kush janë 3 shqiptarët e arrestuar
Kryesore

Laboratori i kokainës në Greqi, kush janë 3 shqiptarët e arrestuar

05/07/2025
Panik në Sarandë! Turisti nxjerr thikën dhe terrorizon pushuesit
Kryesore

Lëvizte me thikë në Sarandë, nën hetim turisti italian

05/07/2025
Atentati/ Ekzekutohet me armë 43-vjeçari në Greqi
Kryesore

Atentati/ Ekzekutohet me armë 43-vjeçari në Greqi

05/07/2025
Radhë kilometrike në Qafë Botë, 14 doganierë grekë të arrestuar për korrupsion
Kryesore

Radhë kilometrike në Qafë Botë, 14 doganierë grekë të arrestuar për korrupsion

05/07/2025
Afera e Bankers/ CEO kinez dhe ish-drejtori Leonidha Çobo mbërrijnë në Gjykatën e Fierit
Kryesore

Afera e Bankers/ CEO kinez dhe ish-drejtori Leonidha Çobo mbërrijnë në Gjykatën e Fierit

05/07/2025
Trafiku i klandestinëve, 7 të arrestuar në Gjirokastër, finalizohen dy operacione (VIDEO)
Kryesore

Trafiku i klandestinëve, 7 të arrestuar në Gjirokastër, finalizohen dy operacione (VIDEO)

05/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Mossad mohon vdekjen e liderit suprem iranian: Ajatollah Ali Khamenei është gjallë!

Mossad mohon vdekjen e liderit suprem iranian: Ajatollah Ali Khamenei është gjallë!

05/07/2025
Ishte kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Ishte kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

05/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al