Dosja në ngarkim të 35-vjecarit Arjan Shahaj i cili vrau me sëpatë babain e tij është transferuar tek Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë. Gjykata e Gjirokastrës nuk mund ta gjykojë këtë cështje.
Ngjarja e rëndë ndodhi tre ditë më parë në fshatin Shalës të Memaliajt.
Djali e qëlloi disa herë me sëpatë babain duke e lënë të vdekur në vend. 35-vjecari vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ka qenë edhe më herët i denuar me burg, si dhe kishte tentuar të vriste nënën e tij.
Arjan Shahaj njihej në fshat si një person i dhunshëm dhe të gjithë i shmangeshin përplasjes me të.
©argjiroja.net