Luftëtari ka zhvilluar një tjetër mrekulli në Superiore. Ekipi i Hasan Likës kanë thyer Skënderbeun në ndeshjen e parë të këtij viti, pas ardhjes nga faza përgatitore. Në një intervistë për “Supersport, Lika është shprehur shumë entuziast për formën që ekipi i tij po kalon në kampionat.
“Ne jemi në rritje pasi përveç lojës pozitive po na bashkohen edhe rezultatet. Të gjithë futbollistët janë të rëndësishëm në ekipin tonë, por duhet të përmirësohemi akoma më tepër, sidomos në aspektin mbrojtës.
Rritja në lojë është vënë re nga ndeshja në ndeshje, por fitoret tona nuk kanë qenë të lehta, ato kanë qenë shumë të vështira. Kundërshtari na ka rrezikuar shumë herë, teksa për meritë të poriterit tonë dhe shpërdorimit të rasteve nga ana e tyre, kemi arritur të fitojmë ndeshjen. Objektivi i parë është që të marrim sa më shumë pikë, më pas mund të shohim për më lartë. Sa i përket kundërshtarëve që kanë ardhur për herë të parë, kanë zhvilluar një ndeshjet të mirë dhe janë përshtatur mirë me ekipin. Ndërrimet që kam realizuar gjatë kësaj ndeshje ishin më shumë taktike. Nuk mendoj se duhet të futemi në paragjykimet se Skënderbeu e ka lënë këtë ndeshje, për shkak të përforcimeve që ka marrë nga ekipi ynë”, është shprehur Hasan Lika.