Trajneri i Luftëtarit, Julian Ahmataj u shpreh pas ndeshjes se skuadra e tij ka arritur të marrë një fitore të madhe ndaj Laçit, duke shtuar për ‘Supersport’ se për vendimet e gjyqtarit nuk ka komente pasi kurrë nuk është marrë me ta dhe nuk ka ndërmend.
“Fitorja? Vështirësia ishte e madhe pasi Starova ka bërë skuadër të fortë dhe të kap me kundërsulme. Duhet që linja e parë dhe e dytë mos të ishin në presion. Luajtëm mirë dhe kërkuam golin me lojë dhe më pas duhet të menaxhonim lojën por ishte e vështirë pasi kemi pasur lodhje për shkak të shumë ndeshjeve. Bëmë mirë pasi djemtë kanë meritën kryesore sepse kanë bërë stërvitje intensive.
Goli i anuluar? Nuk jam marrë dhe nuk merrem me arbitra. Le të bëhet çfarë të bëhet, nuk është detyra ime të merrem me arbitra.
Goli fantazmë? Nuk jam marrë me këtë pjesë pasi çfarë do që të ndodhë ndeshja ka mbaruar dhe nuk kemi se çfarë bëjmë. Duhet të ishim në ekuilibër dhe kjo ndodhi. Shoh skuadrën time dhe jo rivalët. Këtë bëj me skuadrën dhe me kundërshtarin e radhës që kemi dhe kjo na bën të ecim para.
Mbijetesa apo Europa? Ne duam të largohemi nga zona e ftohtë dhe ky është objektiv i klubit. Dua të marr maksimumin në çdo ndeshje.
Deklarata e Memës? Ne shënojmë gola shumë të bukur dhe gjithçka është me djersë. Nuk dimë asgjë tjetër përveç golave me djersë dhe i respektoj ata që derdhin djersë.
E kisha parashikuar vendosjen e Laçit dhe tensioni ndihet te tifozët të cilët e vënë skuadrën në presion. Nuk duhej presion në mbrojtje për të na kapur me kundërsulme”, tha Ahmataj.