Trajneri i Luftëtarit ‘merr zemër’: Ju tregoj formulën si do të ikim nga fundi i renditjes

Trajneri i Luftëtarit, Gentian Mezani ka bërë shumë mirë në krye të skuadrës gjirokastrite dhe ka arritur të marrë një tjetër fitore. Pas triumfit kundër Kamzës, Mezani tha: 

“Nuk kemi gjetur formulën magjike, se ndryshe do të ishim të qetë. Kemi fituar një ndeshje, jemi gjithmonë në tension se kemi humbur shumë ndeshje e pikë. Kjo ndeshje na jep qetësi por vazhdojmë të jemi në tension të rezultateve dhe një fitore të çon lart e një humbje poshtë, sepse jemi aty-aty me të tjerët.

Të dëmtuarit janë të rëndësishëm për skuadrën, por derisa të vijën ata në nivelin e vjetshëm duhet kohë. Padiskutim që mezi i presim, se e kam pankinën me të rinj, por jam shumë i kënaqur me pjesën tjetër të skuadrës që po luajnë e vlerësojnë këtë fanellë. Nga ndeshja në ndeshje duhet të përmirësohemi dhe objektivi është të largohemi sa më shpejt nga fundi i renditjes.

Tani rrezikojmë më pak, por nuk dua të theksoj vetëm Hoxhën, pro edhe Janiçiç i cili ka bërë një ndeshje të mirë dhe ka qenë i rëndësishëm për skuadrën”.