• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Trajneri i Luftëtarit flet për humbjen 3 me 0 dhe akuzon Dalipin

24/08/2019
Trajneri i Luftëtarit flet për humbjen 3 me 0 dhe akuzon Dalipin

Klodian Duro, trajneri që mori 24 orë para ndeshjes Luftëtarin, pas ndeshjes së parë me Tiranën në kryeqytet, foli për humbjen, por edhe i largohet problemeve të Luftëtarit dhe largimit të Dalipit “Sigurisht që Tirana e meritoi fitoren sepse shënoi golat dhe ato kanë rëndësi në futboll. Duhet që të luanim si 30 minutat e para, sepse deri në ato momente kundërshtari nuk na vuri në vështirësi”.

Gabimet

“Goli e ndryshon totalisht lojën, sot donim që të ishim një ekip i mirëvendosur në fushë. Janë gabime individuale që ndodhin në futboll sepse kemi shumë djem të rinj. Duhet që të shohim përpara ishte ndeshja e parë që na gjeti në një situatë jo të mirë. Mendoj se me pak qetësi mund të kishim marrë një rezultat akoma më pozitiv”.

Çështja “Dalipi”

“Dalipi bëri një sjellje aspak profesionale sepse u largua duke e lënë skuadrën të vetme një ditë para ndeshjes. Ai u largua pa takuar as futbollistët dhe është e vështirë të bësh diçka kur e gjen skuadrën në këtë gjendje, pa trajner vetëm një ditë para ndeshjes. Nuk e quaj sjellje profesionale këtë që mund të bëhet nga një trajner.

Ne e dinim forcën e ekipit, me një riorganizim total dhe me fazë të vonuar. Mund të bënim më mirë nëse ekipi do të vinte pa frikë dhe me besim në këtë ndeshje. Duhet që të vazhdojmë me kokën lartë dhe të marrim rezultate në ndeshjet e ardhshme. Më mirë që ndodhi kështu, sepse tashmë ne do të vazhdojmë të qetë përpara. I kam idetë në kokë  për të ndërtuar një Luftëtar të fortë, ku përveç se duhet që të luajmë mirë do të eliminojmë edhe gabimet individuale. Nuk do të na ndalojë asgjë për ta bërë të mundur misionin tonë”, – tha trajneri i Luftëtarit, Klodian Duro.

Synimet

“Kam ardhur te Luftëtari për të dhënë më të mirën time, sepse jemi një klub që jemi riorganizuar në momentet e fundit. Kontratat janë profesionale, si të tonat eh lojtarëve. Por, trajneri bëri sjellje jo profesionale. Do të isha me fat nëse do të kisha një drejtor teknik të fushës sime. Madje kam vënë veton që Dalipi të jetë trajner te Luftëtari”.

Related Posts

Egnatia sfidon Tiranën, Tetova: Jemi gati, i kam idetë e qarta
Sport

Trajneri i Egnatias: Më vjen keq për barazimin, i patëm mundësitë për fitore

14/02/2026
“Nuk më intereson derbi”, Oltjon Kërnaja kthen fokusin në sfidën ndaj Bylis: Vlerësim maksimal, por hyjmë në fushë për 3 pikë
Sport

“Derbi i veçantë”, Kërnaja para Tiranës: Partizani i motivuar, bëjmë maksimumin për fitoren

14/02/2026
PIKANTET/ Dinamo fiton edhe në pushim, tifozët braktisin finalen
Sport

Rikuperim i rëndësishëm, lideri i Dinamos rikthehet pas 3 muajsh mungesë

14/02/2026
Lojtari “i jep duart” Tiranës, zyrtarizohet largimi
Sport

Ecuria pozitive në javët e fundit, zbuloni shifrat e Tiranës mes kampionatit dhe Kupës

14/02/2026
Realizoi gol me Egnatian, por Fernando i mërzitur për barazimin: Nuk shfrytëzuam rastet!
Sport

Realizoi gol me Egnatian, por Fernando i mërzitur për barazimin: Nuk shfrytëzuam rastet!

14/02/2026
Rikthehet kampionati i vajzave/ Rruga drejt “Final 4” nis me sfida interesante
Sport

Rikthehet kampionati i vajzave/ Rruga drejt “Final 4” nis me sfida interesante

14/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Egnatia sfidon Tiranën, Tetova: Jemi gati, i kam idetë e qarta

Trajneri i Egnatias: Më vjen keq për barazimin, i patëm mundësitë për fitore

14/02/2026
“Nuk më intereson derbi”, Oltjon Kërnaja kthen fokusin në sfidën ndaj Bylis: Vlerësim maksimal, por hyjmë në fushë për 3 pikë

“Derbi i veçantë”, Kërnaja para Tiranës: Partizani i motivuar, bëjmë maksimumin për fitoren

14/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al