Trajneri i Luftëtarit, Jorgos Marantas pas disfatës me Kukësin është shprehur se Kukësi është një ekip shumë i fortë dhe se ndëshkohesh në gabimin e parë. Në prononcimin për Supersport, tekniku grek shtoi se në merkaton e janarit duhet të vijnë lojtarë për të përforcuar skuadrën.
Ndikoi goli i shpejtë në rezultatin përfundimtar? “Erdhëm që të luajmë futboll, krijuam raste. Është një kundërshtar i vështirë dhe në gabimin më të vogël ndëshkohesh.
Keni besim për të ndryshuar situatën? Qëkur kam qenë unë trajner kjo ishte ndeshja që kundërshtari na mundi më pastër. Do rikthehemi më të fortë, por në janar duhet të vijnë më shumë lojtarë që të kemi më shumë mundësi”, tha Marantas.