Trajneri i Kombëtares drejt largimit nga Shqipëria?


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Mediat italiane ditën e sotme kanë bërë publike një lajm të bujshëm. Bëhet fjalë për largimin e mundshëm të Christian Panuccit nga drejtimi i Kombëtares shqiptare, raporton ‘Calciomercato’.

Sipas mediat përtej Adriatikut, Panuccit i është ofruar drejtimi i klubit të Romës që është në prag të shkarkimit të Di Francescos. Raportohet se Panucci po qëndron në prapaskenë dhe pritet që në ditët e ardhshme të ketë një takimin me drejtuesit verdhekuq.

Panucci ka raporte të mira me Franco Baldini, një njeri i besuar i Pallottas, që mund ta marr atë si zëvendësues të Di Francescos. Italiani ka kontratë me Shqipërinë deri në vitin 2019, por një ofertë nga Roma mund të ishte e pa rezistueshme për të.