Tragjedia në Xhenova, frikë në Gjirokastër, ARRSH dhe Policia nisin inspektimin e urave (FOTO)


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Tragjedia që ndodhi në Xhenova, ku humbën jetën 39 vetë nga rrëzimi i një ure, ka ngjallur frikë edhe në Shqipëri. Sot Autoriteti Rrugor Shqiptar ka zhvilluar një inspektim të urave në qarkun Gjirokastër dhe Korçë. Bashkë me specialistët e ARRSH-së për Rajonin Jugor, ishin edhe përfaqësues të policisë. Inspektimi i sotëm u fokusua në Urën e Leklit dhe Urën e Dragotit, të cilat nuk paraqesin rrezik, por mbetet problem respektimi i tonazhit të lejuar.

Për këtë arsye policia do të instalojë shërbime me oficerë pranë këtyre urave, në mënyrë që të monitorohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, si dhe do të rifreskohet sinjalistika. Problem më vete mbetet fakti se në Arkivën e ARRSH-së nuk ekziston dokumentacioni i plotë dhe as projektet e këtyre urave, shumica të ndërtuara gjatë kohës së pushtimit italian.  Kjo vështirëson punën e ekspertëve për të bërë ndërhyrje të ndryshme mirëmbajtëse.

© ArgjiroLajm.net