Tifozja bionde bën postimin epik në Instagram pasi u fut në fushën e lojës. Ja çfarë shkruan (FOTO)


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Kinsi Volanski e mori të gjithë skenën e finales së djeshme mes Totenhemit dhe Liverpulit, teksa në një moment gjatë pjesës së parë kaloi rrethimin, dhe u fut në fushë.

Ajo u drejtua për në mesin e fushës, ku gjendej duke u luajtur edhe topi mes ekipeve. Tifozja me format bombastike, pasi ka postuar videon që është futur në fushë, në profilin e saj në “Instagram” ka postuar edhe një foto, teksa rojet e sigurisë e kapën dhe po e shoqëronin jashtë fushës.

Ajo bën shaka me mesfushorin e Totenhemit, Herri Uinks, i cili në momentin e kësaj foto gjendet pranë modeles. “Mos e shpërqendrova pak si shumë numrin 8?” – shkruan Kinsi bashkëngjitur me foton.