Në fshatin Bularat të Dropullit ka pjesëmarrje të madhe të njerëzve dhe mediave që do të ndjekin ceremoninë mortore të ekstremistit Kostandinos Kacifas. Njësoj si arkivoli, edhe në varrin e tij janë vendosur flamuj grekë. Homazhe janë zhvilluar edhe në vendin ku Kacifas u vra. Ndërkohë në qendër të fshatit janë bërë thirrje antishqiptare dhe shpalosur parrulla nacionaliste. Të pranishëm janë edhe deputetët Vangjel Dule e Vangjel Tavo, si dhe ish-ministri i dënuar për korrupsion dhe shpërdorim fondesh, Spiro Ksera. Të pyetur nga gazetarët shqiptarë, Dule dhe Tavo kanë refuzuar të komentojnë për thirrjet antishqiptare.
©ArgjiroLajm.net