Një person nga Saranda ka humbur kontaktet me familjarët e tij. Ai quhet Djonis Droboniku dhe mësohet se punonte në Finiq. Rrethanat e zhdukjes së tij janë ende të paqarta. Rasti është denoncuar nga familjarët edhe në Policinë e Sarandës. Kush ka dijeni për vendndodhjen e tij lutet të kontaktojë familjarët në numrin 069 93 91 997.
©argjiroja.net