Kjo që shihni në foto është banesa e familjes Dudumi në lagjen ’11 Janari’ në Gjirokastër. Rrënimi i saj ndër vite është i dukshëm. Kryefamiljari Mane Dudumi thotë se shtëpia e tij ka statusin ‘monument kulture’ i kategorisë së dytë. Ndonëse ka bërë disa kërkesa për restaurimin e saj, deri më tani nuk është marrë asnjë masë për shkak të mungesës së fondeve. Ai bën apel që nëse nuk restaurohet të paktën të vijnë ta shembin pasi ka rrezik të lartë për kalimtarët, banorët aty pranë dhe për vetë familjen e tij, e cila strehohet në një kasolle afër shtëpisë.
© ArgjiroLajm.net