• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Thellohet përcarja në PD, Topalli sulmon ashpër Bashën: Ti Lul, nuk mund të këndosh më mbi trupin që jep shpirt të partisë sonë

30/06/2019
Thellohet përcarja në PD, Topalli sulmon ashpër Bashën: Ti Lul, nuk mund të këndosh më mbi trupin që jep shpirt të partisë sonë

Ish kryetarja e Kuvendit, në një postim në rrjetet sociale, ka reaguar ashpër, pas përfundimit të zgjedhjeve lokale. Ajo është treguar e rreptë ndaj kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, për veprimet e tij në drejtimin e PD-së.

Postimi i plotë:

Pas rreth 3 dekadash, PD nuk ka me asnje pushtet. Partia Demokratike nuk eshte me as ne Parlament dhe nuk ka me asnje bashki. Me urdherin per djegien e mandateve Lulzim Basha e nxori ate me dhune, jashte parlamentit duke tradhetua e fyer,mbi 400 mije demokrate, qe votuan siglen e kesaj force politike. Me kete, qe eshte akti me i papergjegjshem i historise se demokracise,ai praktikisht i ftoi shqiptaret ne lufte vellavrasese.

Pas kesaj, premtoi se do krijonte qeverine teknike dhe do rrezonte Edi Ramen. Sot, me moshyrjen ne zgjedhje, jo vetem qe nuk arriti asnjeren, por i dhuroi Rames te gjitha bashkite, te gjitha pushtetet.

Nga sot cdo gje ka ndryshuar. PD eshte jashte cdo pushteti politik dhe lokal, nderkohe qe Edi Rama ka marre cdo gje. Demokratet e fundit te punesuar ne bashkite e djathta do jene ne meshiren e Edi Rames. Partia Demokratike praktikisht nuk eshte me. Dhe kjo eshte vrasja me mizore, qe kreu i saj mund t’i bente demokrateve.

Ky eshte demi me kriminal ndaj vendit, qe lulzim Basha kreu per karrigen e hallet e tij. Dhe nuk mbaron ketu. Ai tradhetoi shpirtin perendimor te forces politike, qe lindi per te hapur dhe per te integruar vendin ne Europe e Nato.

Nuk po ndalem ketu te komentoj per deklaraten e tij te para pak minutash, kur kendonte fitore, mbi kufomen e nje force politike qe, nje kohe i dha jete e enderr nje kombi per 3 dekada, e qe qendroi ne kembe mbi sakrificen e jeten e idealisteve te paepur ne dekadat e shkuara. Nga sot, asgje nuk eshte me si me pare.

Pasi ka marre faturen e dhunes, pasi humbi mbeshtetjen e gjithe botes, pasi kreu vetevrasjen me kriminale qe mund te imagjinohej… dhe desh ta conte vendin ne perplasje..; Pasi humbi “revolucionin”, dhe deshtoi te arrinte qeverine teknike, pasi deshtoi te rrezonte Ramen dhe pasi la PD pa asnje pushtet politik… Ti Lul kesaj rradhe nuk mund te kendosh më mbi trupin qe jep shpirt te Partise sone. Ti ishe eksperimenti me i pamerituar per demokratet dhe per vendin.

Partia Demokratike ka kalu edhe nje here tjeter nje moment tragjik. Dhe demokratet e vertete, permes perpjkjeve herkuliane ia dolen ta ngrejne nga hiri dhe ta sjellin ne pushtet.

Edhe sot Lul, njerez te ndershem, te rinj e te reja, idealiste e intelektuale, patriote, te pakorruptuar e te pashitur do ta shpetojne nga pengmarrja e tradhetia jote, do ta ngrijne serish ne piedestalin qe i takon, per t’i dal zot vendit , interesit publik e njerezve qe i le pa shprese e pa perspektive. Njerezit e lire, nuk do lejojne më, qe as ti dhe as 3-4 shoket tuaj ne pushtet dhe “opozite” te mbajne ne deshperimin e dhimbjes e te pamundesise, nje popull qe boll ka vuajtur ne shekuj. Eshte koha per te ringritur Partine Demokratike nga e para. Eshte koha per te larguar ketë klase politike. Demokratet, shqiptaret do ia dalin.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Roza Lati për nënën e saj, Rita Latin: E kam parë gjithmonë si Merlin Monroe-n time

Roza Lati për nënën e saj, Rita Latin: E kam parë gjithmonë si Merlin Monroe-n time

14/07/2025
Banorët e Thethit bllokojnë rrugën, Rama: Marrëzi kriminale!

Banorët e Thethit bllokojnë rrugën, Rama: Marrëzi kriminale!

14/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al