Kukësi ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme në ‘Elbasan Arena’ përballë Luftëtarit duke e mundur me rezultatin e pastër 3-0. Golat e shënuar në pjesën e parë nga Vesel Limaj dhe Irakli Dzaria, kanë mjaftuar për dhe goli në sekondat e fundit, nga Rama kanë mjaftuar për Kukësin që të marrë një trepikësh të artë.
Me këtë fitore, Kukësi forcon pozitat në vendin e dytë dhe i afrohet Partizanit tashmë që e sheh 6 pikë para. Javën e ardhshme, Kukësi luan në transfertë ndaj Skënderbeut në transfertë ndërkohë që Luftëtari ndaj Kamzës.