• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tërmeti, Lulzim Basha ka meritën që sillet si politikan normal

28/11/2019
Basha paralajmëron kryebashkiakë të tjerë nga PS-ja: Po verifikojmë dosjet e tyre…

Nga Mero Baze

Opozita nuk ka shumë gjëra në dorë në situata të tilla. Nuk ka në dorë mekanizma financiarë. Nuk ka në dorë institucione që mund të bëhen efiçente për situatën. Në këtë situatë dramatike të opozitës sonë, që nuk është as në pushtet lokal, as në Parlament, nuk ka as përfaqësim formal politik, që mund ta vinte në lëvizje.

Ndaj qëndrimi normal i një politikani në këto kushte, merr më tepër vlerë. Nuk është pak të sillesh si njeri normal.

Lulzim Basha po përpiqet të bëjë diferencën me liderët e tjerë të opozitës së vjetër në këto ditë të vështira për vendin. Ndryshe nga përpjekjet për të minuar situatën, edhe ashtu të brishtë, ai është shafqur në publik në detyrën e një një lideri politik, për t’i bërë qytetarët të ndjehen të mbështetur nga të gjitha palët.

E vendosur kjo në një kontekst shumë agresiv të disa qëndrave të opozitës, sidomos Berishës e Metës, qëndrimi i Bashës është në kontrast të thellë me ta dhe bën diferencën.

Vizitat në Thumanë apo në spitalin e Durrësit dhe paraqitjet e tij publike, përcjellin përgjegjshmëri dhe pozitivitet.

Ndryshe nga presidenti, që në daljen e parë tek dera e spitalit të Traumës ishte i mërzitur që ne nuk e besuam që do binte tërmet, dhe jo që njerëzit po vdisnin, apo Berishës, që ka ‘zbuluar’ se tërmetin e ka shkatuar Edi Rama, pasi ka betonuar me 300 trajlera Gjirin e Lalzit tek një vend i quajtur “Syri i Kuçedrës”, për të shkaktuar tërmet, Lulzim Basha nuk ka rrëshqit në këto marrëzi.

Fusha e minuar e menaxhimit të tragjedisë ka çdo sekondë rreziqe të mëdha. Aty nuk ka vetëm vullnetarë të përgjegjshëm, apo njësi qeveritare që menaxhojnë. Në ato fusha janë vërsulur edhe plot batakçinj e sharlatanë, njerëz që duan të bëhen të njohur se çojnë një batanije apo dy bebelina, mitomanë e delirantë që mendojnë se ka ardhur dita të shfaqen si shpëtimtarë të kombit, duke bërë më shumë rrëmujë e duke ngjallur më shumë dyshime, se sa besim.

Beteja heroike e gazetarëve dhe reporterëve shqiptarë që raportojnë 24 orë nga gërmadhat, prishet shpesh nga ndonjë pronar i neveritshëm, që kënaqet më shumë kur terrorizon njerëzit, se sa kur informon për hallet e tyre.

Por nuk ka katastrofë që i shmang dot këto fenomene. Ndodhin kudo dhe kurdo. E rëndësishme është t’i izolosh dhe të vazhdosh përpara.

Ndaj kur Lulzim Basha sillet si njeri realist, kur e kupton se ata njerëz sot nuk e kanë mendjen tek Edi Rama apo Luzlim Basha, por tek halli që i ka zënë, ai zë vend më shumë se ata të tjerët.

Qëndrimi i Lulzim Bashës merr më shumë vlerë, jo se distancohet prej tyre, por tregon fuqinë që ka për të vepruar me realizëm dhe jashtë psikopatisë politike të liderëve të vjetër të politikës, që mendojnë se çdo e keqe që vjen për popullin, qoftë dhe nga Zoti, vjen për të mirë të tyre.

Kjo është një fatkeqësi natyrore që do ketë pasoja afatgjata për Shqipërinë. Dhe jo vetëm financiare. Kjo fatkeqësi do të duhet të na riformatojë si shoqëri, duhet të na hapë një axhendë të re të zhvillimit urban, të standarteve të sigurisë dhe nevojës ulëritëse për njësi speciale të trajnuara dhe të mirëpajisura për fatkeqësi natyrore.

Kjo është një axhendë që tejkalon mandatet e një qeverie dhe duhet të jetë objektiv kombëtar. Fatkeqësia nuk mbaron kur mbarojnë goditjet e tërmetit. Ajo tamam tamam, atëhere fillon.

Ata mijëra njerëz të mbetur pa shtëpi e punë, duhet të ri-integrohen në jetë. Dhe kjo do të jetë një betejë afatgjate, ku do ketë plot kohë dhe mundësi për të bërë dhe politikë.

Guximi dhe qetësia për t’i parë në sy problemet që shkaktoi dhe do të vazhdojë të shkaktojë kjo tragjedi na e bëjnë më të lehtë të nesërmen e përsëritjes së saj.

Kjo nuk është një paqe politike mes opozitës dhe qeverisë, por një dënim i përbashkët ndaj tyre, për të mbajtur shënim njësoj, atë që po ndodh për fajin e të gjithëve.

Ndjehesh mirë kur shikon se lideri i opozitës e ka kuptuar këtë dhe të duket se të përfaqëson dhe ty në këto ditë të vështira për të gjithë.

Përjashto ata që u duken ditë feste, pasi mendojnë që tërmeti ka shembur qeverinë, dhe jo jetën dhe pasuritë e qytetarëve./ TemA

Related Posts

Turpi ynë shtetëror… Polakët përdhosën Skënderbeun, shqiptarët burgosin shqiptarët
Blog

Turpi ynë shtetëror… Polakët përdhosën Skënderbeun, shqiptarët burgosin shqiptarët

30/08/2025
Skandalet/ Qeveria ka gati shkrirjen e AKU-së
Blog

Qytetarët e duan AKU-në në terren, jo në banka provimi !

29/08/2025
E vërteta që rrëzon mitin, teksa propaganda britanike vijon kundër shqiptarëve
Blog

E vërteta që rrëzon mitin, teksa propaganda britanike vijon kundër shqiptarëve

29/08/2025
Edi Rama rrëfen ditën kur e goditën me levë
Blog

Qeveria “Rama 4”, do të bëhet me “ish-demokratë”?

27/08/2025
Gazetari italian: Shqipëria turistike, një mit që duhet rrëzuar!
Blog

Gazetari italian: Shqipëria turistike, një mit që duhet rrëzuar!

26/08/2025
Edi Rama rrëfen ditën kur e goditën me levë
Blog

Ministrat e rinj? Mandati i katërt i Ramës s’është për socialistët, është për Europën

25/08/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

E rëndë në Finiq/ Grabiten me dhunë dy të moshuar

E rëndë në Finiq/ Grabiten me dhunë dy të moshuar

16/09/2025
Në timon pa patentë dhe makinë pa targa, arrestohet 45-vjeçari në Përmet

Gjirokastër, adoleshentja pa patentë shkakton aksident

16/09/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al