Lëkundjet e tokës në jug të vendit nuk kanë të ndalur. Në orët e para të mëngjesit të sotëm (03:50) u regjistrua një tjetër tërmet i fuqishëm me magnitudë 4.4 ballë të shkallës rihter. Epiqendra ka qenë në Selenicë të Vlorës, por lëkundjet u ndien në të gjithë jugun, përfshi dhe Gjirokastrën. Nuk raportohet për dême materiale.