Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e tërmetit që lëkundi Korcën mëngjesin e sotëm. Të plagosurit janë banorë në fshatin Floq. Ata kanë marrë dëmtime në trup pasi i kanë zënë poshtë muret e shtëpisë. Lëkundjet janë ndjerë në Ersekë dhe Pogradec e ndërsa epiqendra ishte 12 km vijë ajrore mes Korçës dhe Ersekës, në fshatin Mollas rreth orës 06:27 të mëngjesit të sotëm.