Tërmeti që tronditi mbrëmjen e sotme jugun e Shqipërisë duket se ka lënë pasoja. Mësohet se ka 4 banesa të dëmtuara lehtë si dhe një shtëpi e dëmtuar rëndë në fshatin Kuç. Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e sotme në jug të vendit rreth orës 19:27. Epiqendra e tërmetit ka qenë 6 km në lindje të Himarës. Tërmeti është ndjerë edhe në Vlorë, Sarandë e Gjirokastër. Sipas IGJEUM lëkundjet kanë qenë të shkallës 4.7 ballë në thellësi 10 kilometra.