Kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, nuk zhgënjeu as kësaj here kur vjen puna tek konsiderata e tij për kryeministrin Edi Rama dhe lavdet që i thur në publik.
“I dashur komandant, shoku Edi Rama, të falenderoj nga zemra për atë rrugëtim që kemi nisur dhe dale ku do sosemi. Nuk listoj cfarë kemi bërë. Po të them se Tepelena për ty bën atë që nuk e bën asnjë rreth tjetër në Shqipëri. Rroftë komandati i Shqipërise, shoku Edi Rama”, tha Tërmet Peçi gjatë takimit elektoral të kryeministrit Edi Rama në Tepelenë.