Tërmet Peçi bëhet nostalgjik, publikon një foto të rrallë nga koha e gjimnazit (FOTO)

Kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi i përfolur shumë në media, sidomos për frazën ‘fitore publiçitare’, ka publikuar në faqen e tij në Facebook një foto të vitit 1987, me anë të së cilës kujton kohën kur ka qenë në gjimnaz.

‘1987 me shokët e klasës në gjimnaz’, shkruan Peçi.

Së fundi kryebashkiaku i Tepelenës u bë sërish protagonist në media, pasi kishte pikturuar kryeministrin Edi Rama si basketbollist në palestrën e re të gjimnazit të qytetit.

Peçi tha se ky veprim ishte tërësisht i justifikuar dhe vinte si frymëzim i 25 qershorit.

© ArgjiroLajm.net

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.