Tërmet në Gjirokastër

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Dy lëkundje tërmeti janë ndjerë në orët e para të mëngjesit në vend. Sipas Institutit të Gjeoshkencave Energjisë Ujit dhe Mjedisit lëkundja e parë është ndjerë rreth orës 3:05 të mëngjesit, rreth 3 km në veriperëndim të Gjirokastrës.

Tërmeti ka qenë më magnitudë 2.5 dhe me thellësi 19 km, ndërsa sipas raportimeve është ndjerë në të gjithë zonën përreth.

Lëkundja e dytë ka qenë në Myzeqe, rreth 3.7 km në Perëndim të fshatit Bubullimë, Lushnjë, me magnitudë 2.4 dhe me thellësi 13.2 km. Lëkundjet kanë qenë relativisht të lehta dhe nuk raportohet për dëme materiale.

Sondazh: Votoni personazhin e vitit 2018 në Gjirokastër (lista me 10 kandidatë)