Një tërmet i fortë ka rënë mbrëmjen e sotme në detin Jon. Sipas institutit Europian të Sizmiologjisë bëhet fjalë për një goditje prej 4.8 ballësh i rënë pranë ishujve Zakynthos dhe Lithakia.
Tërmeti ka rënë në thellësinë 5 kilometra. Lëkundjet e tij janë ndjerë deri në Athinë, që ndodhet 274 kilometra larg epiqendrës së tërmetit. Nuk ka njoftime për dëme.