Është disi e çudishme që të ketë zjarr në këto kushte kur dëbora është ende pa u shkrirë, por ja që ndodh. Sot pasdite pranë Urës së Leklit, një sipërfaqe e konsiderueshme shkurresh ka marrë flakë. Argjirolajm.net sjell foto nga vendi i ngjarjes, ndërkohë mësohet se për të shuar zjarrin janë nisur forcat zjarrfikëse nga Tepelena.