Një zjarr masiv ka rënë sot pasdite në zonën e Krahësit në Tepelenë. Raportohet se sipërfaqja e djegur me pisha është rreth 5 hektarë. Automjetet zjarrfikëse e kanë patur të vështirë të ndërhyjnë për shkak të terrenit të vështirë. Për të përballuar këtë situatë mbërriti shërbimi zjarrfikës nga Memaliaj dhe Ballshi. Argjirolajm.net sjell pamje nga vendi i ngjarjes.