Seksioni për narkotikët në policinë e Gjirokastrës ka zbuluar në pyllin e fshatit Peshtan, një sasi lënde narkotike e llojit kanabis sativa. Policia thotë se u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Gjirokastër, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, pasi në pyllin e fshatit Peshtan u gjet rreth 5 kg e 350 gr kanabis. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
©ArgjiroLajm.net