Tepelenë, zbulohet drogë brenda qelive të burgut të Bënçës

Katër të ndaluarve të cilët janë aktualisht në burgun e Bënçës në Tepelenë iu është gjetur drogë ne qeli. Policia thotë se në qelinë Nr.9 të këtij burgu, gjatë kontrollit u gjetën dhe u bllokuan në cilësinë e provës materiale 0.81 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Në këtë qeli ishin të ndaluarit E.F, B.R, J.H dhe E.B, vjeç 37, 32, 37 dhe 33. Nuk dihet se si droga është futur në qelitë e burgut. Dyshimet janë që ajo të jetë fshehur mes ushqimeve që familjarët dërgojnë për të dënuarit. Sidoqoftë ngjarja po hetohet nga prokuroria e Gjirokastrës. 

©ArgjiroLajm.net