Policia ka filluar procedim penal në gjendje të lirë, për shkak të moshës, ndaj shtetasit Z.B, 83 vjeç, banues në fshatin Gusmar, Tepelenë, fshat i origjinës së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Sipas njoftimit të policisë, në një banesë të këtij shtetasi në fshatin Gusmar (në të cilën nuk banonte aktualisht), u gjetën disa thasë me lëndë të dyshuar narkotike.
Pesha totale e lëndës ishte 57 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet në ngarkim të dy shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.