Derbi i Jugut midis ekipeve te Delvines dhe Butrintit do te zhvillohet ne Tepelene. Takimi qe do te luhet te dielen do te percaktoje edhe te ardhmen e 2 ekipeve pasi Delvina dhe Butrinti ndajne vendin e fundit me nga vetem 1 pike. Nderkohe qe nga ana e Bashkise se Delvines jane mundesuar per transportin e tifozerise delvinjote 2 autobusa, nga ana e Bashkise se Sarandes nuk eshte ofruar asnje mbeshtetje per tifozat e Butrintit. Fusha e Delvines po i nenshtrohet nje rikonstruksioni total, investim i perbashket i FSHF dhe Bashkise Delvine, i cili do ta sjelli ne parametra cilesore./Sw