Tepelena feston 75 vjetorin e Çlirimit (FOTO)


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Në Tepelenë është festuar sot 75 vjetori i Çlirimit të qytetit. Kryetari i bashkisë, Tërmet Peçi, përfaqësues të shoqatës së veteranëve dhe qytetarë të tjerë bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve. Më tej pati një vizitë në muzeun e qytetit, si dhe u mbajt një kumtesë historike për luftën nacionalçlirimtare në rrethin e Tepelenës.

‘Historia e popullit të Tepelenës është shkruar me grykën e pushkës dhe është vulosur me gjakun e heronjve e dëshmorëve’, tha kryebashkiaku Peçi.  Bashkia ka programuar edhe aktivitete të tjera në orët e pasdites dhe mbrëmjes.

© ArgjiroLajm.net