Në vijim të bashkëpunimit me homologët për evidentimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të dënuar për vepra të ndryshme penale, Specialistët e Interpol Tirana kanë ekstraduar nga Greqia në Shqipëri shtetasin E. Sh, 31 vjeç.
Shtetasi E. Sh, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, në vitin 2015, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
Më datë 04.02.2014 ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë kanë transportuar një sasi lënde narkotike nga Tepelena, me qëllim shitje në qytetet Korçë dhe Pogradec. Shtetasi E.Sh, është arrestuar më datë 21.06.2018 nga autoritetet policore të Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.