Një banesë e sajuar me llamarina është shkrumbuar nga flakët në qytetin e Gjirokastrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen e qujatur “Zinxhira”.
Baraka në fjalë i përkiste një familje rome. Ndërkohë shkak për zjarrin e rënë ka qënë një tenxhere e mbushur me fasule të cilën e kishin harruar në zjarr.
Shkëndijat e tënxheres kanë bërë kontak me gazin ku më pas ka shpërthyer flaka. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punohet për shuarjen e plotë të zjarrit.