Një shtetas shqiptar nga Shkodra është kapur në orët e fundit në Pikën Kufitare të Kakavijës në tentativë për të kaluar në Greqi, 5 kg marijuanë. Sasia e marijuanës u kap në brendësi të automjetit tip “Mercedes Benz”. Sipas Policisë Kufitare, drejtuesi i mjetit nuk ka bërë rezistencë Ndalimi i tij u bë në orën 6.00 të mëngjesit ku u bë edhe shoqërimi nga forcat policore të pikës kufitare të Kakavijës.
Njoftimi i plote i policise.
Policia Kufitare godet një tjetër tentativë të “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.
Sekuestrohet 3.5 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.
Më datë 13.04.2019, në dalje të Republikës së Shqipërisë është paraqitur shtetasi L.K., 39 vjeç, banues në Shkodër, me mjetin e tij.
Pas analizës së riskut të bërë nga Policia Kufitare dhe e Migracionit, është bërë përzgjedhja dhe është ushtruar kontroll i imtësishëm në vijën e dytë, ku në gomën rezervë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa pako me
lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva, me peshë totale 3.5 kilogramë.
Veprimet hetimore dhe proceduriale të mëtejshme u kryen nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L.K., për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.