Gjyqtarët e Gjirokastrës janë ende në pritje për të kaluar në sitën e procesit të vettingut, për të mësuar se kush e kalon provën dhe kush do të ngelet në ‘rrjetën’ e KPK-së. Por ndërkohë institucioni ku ata punojnë po kryen investime për të përmirësuar ambientet fizike. Së fundi janë hapur dy tendera nga Gjykata e Gjirokastrës. I pari me vlerë 10 milionë lekë të vjetra ka për objekt hidroizolimin e tarracës së arkivit, lyrje dhe suvatime. Ky tender është fituar nga kompania ‘TEA-D’ Sh.p.k. Tenderi i dytë ka vlerë 8.3 milionë lekë të vjetra, me objekt blerje e sistemit të sinjalizimit nga zjarri. Fitues është kompania ‘Fastech Sh.p.k’.
© ArgjiroLajm.net