Bashkia Gjirokastër ka shpallur fituesin e tenderit për blerje karburanti gjatë vitit 2019. Sipas dokumenteve që siguron Argjirolajm.net tenderi kap vlerën e rreth 132 milionë lekëve të vjetra. “Karburant makina/korrje/ngrohje, per nevojat e Bashkise dhe institucioneve te varesise”, ky është objekti i tenderit, i cili është fituar nga dy kompani; Bashkimi i operatoreve ekonomike “FLADY PETROLEUM ” dhe “OLSI” sh.p.k. Ajo që vihet re krahasuar me tenderin e vitit të shkuar, është fakti se këtë vit Bashkia Gjirokastër planifikon të shpenzojë më shumë për karburant. Tenderi i vjetshëm ishte rreth 122 milionë lekë të vjetra, ndërsa për vitin 2019 është rreth 10 milionë lekë më shumë. Mbase shtesa është bërë për fushatën elektorale.
©argjiroja.net