Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Radhimës në Vlorë, ku një person nga shtënë me armë në drejtim të policisë. Mësohet se blutë e Vlorës kishin shkuar për ta arretuar, por ai ka qëlluar me armë ndaj tyre. Sakaq, edhe uniformat blu i janë kundërpërgjigjur.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të plagosur. Nuk dihet ende se cili është autori i ngjarjes, por mësohet se ai ka qenë person në kërkim dhe jetonte në një shtëpi në Radhimë.
Sakaq, policia ka rrethuar zonën dhe po punon për kapjen e tij.
Kujtojmë se në këtë periudhë në zonën e Radhimës ka një numër të madh pushuesish. Pasi kanë dëgjuar të shtënat, ata kanë nxituar të strehohen në dhomat e tyre.