• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Të pathënat e Flamur Golemit, gjysmë viti në krye të Bashkisë Gjirokastër

06/02/2020
Gjirokastër, miratohet Paketa Fiskale 2020. Flamur Golemi: S’ka rritje taksash. Shërbimi funeral i hiqet privatit, kalon tek Bashkia

Më datë 1 shkurt u mbushën plot 6 muaj nga dita kur Flamur Golemi bëri betimin si kryebashkiaku i ri i Gjirokastrës i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, të cilat opozita vendosi t’i bojkotonte. Natyrisht që këto 6 muaj nuk janë të mjaftueshme për t’i vënë një notë punës së tij, aq më tepër kur deri më tani i është dashur të operojë me aq buxhet sa i kishte lënë paraardhësja dhe me një administratë plot mangësi. Por gjysmë viti kohë është mjaftueshëm për të kuptuar profilin e tij si kryebashkiak dhe trendin e pritshëm të performancës që do të ketë. S’ka dyshim që kemi të bëjmë me një kryebashkiak dukshëm më protagonist se paraardhësja e tij. E kërkon vëmendjen gati në çdo formë, e shfaq veten në sfonde të ndryshme dhe tenton të jetë sa më popullor duke sheshuar gjithnjë e më shumë distancën mes vetes dhe qytetarëve.

Sigurisht që kjo është e kuptueshme aq më tepër kur je në një qytet të vogël si Gjirokastra ku të gjithë njohin të gjithë dhe s’ka nevojë për temena të shumta, snobizëm apo mure ndarëse mes titullarit dhe njerëzve të zakonshëm. Ky protagonizëm i tij i madh ka tërhequr vëmendjen dhe shpesh është nxituar të krahasohet me Erion Veliajn në këtë drejtim. Me të madhe kësaj teze i kanë mëshuar sidomos njerëz e portale pranë PD-së. Nëse e marrim të mirëqenë këtë tezë, se Flamur Golemi tenton të ‘kopjojë’ Erion Veliajn në disa drejtime, ky në fakt është një lajm i mirë.

Se fjala vjen, mund të tentonte të ‘kopjonte’ edhe Flamur Bimen apo Zamira Ramin, paraardhësit e tij. Mos o Zot thuaj! Lajm i mirë që po iu largohet modelit të tyre dhe tenton të ndjekë modelin Erion Veliaj, i cili është vite drite më i mirë se modele të tjera të qeverisjes vendore në Shqipëri. Dhe të tentosh të ndërtosh një model pune duke iu referuar dikujt tjetër ose të frymëzohesh prej tij, nuk është diçka e gabuar. Vetë Veliaj në komunikimin dhe performancat e tij publike është frymëzuar prej ish-presidentit amerikan Barack Obama. Tani, që të presim Flamur Golemin të shpikë rrotën apo ndonjë model tjetër jashtëtokësor, kjo është e tepërt.

Ndaj është krejt normale t’i referohet një modeli të caktuar. Nëse ai frymëzohet nga Erion Veliaj, ky është lajm i mirë dhe njëkohësisht një sfidë më e madhe për të sepse do të thotë që e ka ngritur shumë stekën. Askush s’do të donte një kryebashkiak në standardin e dy paraardhësve të tij, Rami e Bime. Me rëndësi të madhe për qytetarët nuk është thjesht të kenë një kryebashkiak më protagonist dhe vetëm kaq, por që protagonizmi i tij të shoqërohet edhe me përmbajtje, me punë e vepra konkrete.

Fjala vjen është bërë një punë shumë e mirë këto gjashtë muaj në Gjirokastër me eventet dhe aktivitetet e ndryshme që sjellin në qytet vizitorë nga brenda e jashtë vendit. S’ka patur më parë një numër kaq të lartë eventesh në Gjirokastër brenda pak muajve. Madje edhe gjatë një fundjave kishte dy ose tre organizime që sillnin fluks njerëzish, që shtonin klientët për hotelet dhe restorantet dhe rrjedhimisht ndihmojnë ekonominë lokale. Kjo praktikë duhet të vazhdojë dhe të intensifikohet më tej sepse s’ka mënyrë tjetër veç turizmit për të mbajtur gjallë Gjirokastrën.

Megjithatë kjo nuk është e gjitha. Shumë probleme të tjera janë aty pa u adresuar ende si duhet nga Bashkia Gjirokastër. Duket se ka një ngërç mes administratës dhe kryebashkiakut. Ritmit të këtij të fundit s’i përgjigjen dot ata që punojnë me të, një pjesë e të cilëve thjesht vegjëtojnë nëpër zyra prej vitesh. Njësoj si Zamira Rami as ai nuk e ka luksin të ketë burime njerëzore të kualifikuara. Gjirokastra po zbrazet.

Do apo nuk do ai, Golemi është i ‘dënuar’ të punojë me ata që ka aty. Lajm pozitiv rikthimi në qytet si nënkryetare bashkie i një vajze. Plot të rinj të tjerë duhet gjetur forma të afrohen, të motivohen dhe të ndërtojnë se bashku një ekip për Gjirokastrën e gjeneratës së re. Heqja e financimit për klubin e futbollit Luftëtari ishte një vendim i drejtë, në kushtet e abuzimit dhe keqmenaxhimit nga kompania private që ka në zotërim ekipin.

Mbetet për t’u parë se sa Golemi do ta mbajë fjalën për të financuar dhe fuqizuar akademinë e futbollit sikundër është zotuar publikisht. Për plot zotime të tjera, si investimet në infrastrukturë apo projekte zhvillimore dhe nevoja që ka Gjirokastra, duhet ende kohë për të parë se çfarë do të bëjë Golemi dhe ekipi i tij drejtues. Një start i mirë jo domosdoshmërisht është garanci për të patur sukses më vonë. Nuk vëmë duart në zjarr, se pushteti i tij s’do të degradojë si ai i Zamira Ramit apo të tjerëve. Por sa më larg t’i qëndrojë pazareve lokale dhe presionit të pashmangshëm të KÇK-ve, aq më shumë gjasa ka që Gjirokastra të përfitojë një administrim që s’e ka patur prej vitesh.

©argjiroja.net 

Related Posts

I riu nga Tepelena rrezikonte dënimin me vdekje në Kinë, ndërhyrja diplomatike shpëton shqiptarin
Kryesore

I riu nga Tepelena rrezikonte dënimin me vdekje në Kinë, ndërhyrja diplomatike shpëton shqiptarin

30/06/2025
Shefi i tenderave në rrjetën e SPAK, gjykata cakton masë sigurie
Kryesore

Shefi i tenderave në rrjetën e SPAK, gjykata cakton masë sigurie

30/06/2025
Dogjën kullota dhe ullishte në Sarandë e Vlorë, ja kush janë dy piromanët e arrestuar
Kryesore

Punonte me saldim, por dogji një sipërfaqe toke në Arshi Lengo, nën hetim 56-vjeçari

30/06/2025
Makina del nga rruga në aksin Levan, dyshohet për një të plagosur
Kryesore

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, 4 të plagosur

30/06/2025
Me aparat në duar për zhurmat, policia “mësyn” në lokalet e Pazarit të Gjirokastrës (VIDEO)
Kryesore

Me aparat në duar për zhurmat, policia “mësyn” në lokalet e Pazarit të Gjirokastrës (VIDEO)

30/06/2025
Goditet në Sarandë grupi që vidhte mjete lundruese në Korfuz, 1 i arrestuar, 3 në kërkim (VIDEO)
Kryesore

Goditet në Sarandë grupi që vidhte mjete lundruese në Korfuz, 1 i arrestuar, 3 në kërkim (VIDEO)

30/06/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Drejtuesit e filmave të James Bond ‘ngushtojnë listën e tyre në vetëm TRE kandidatë’

Drejtuesit e filmave të James Bond ‘ngushtojnë listën e tyre në vetëm TRE kandidatë’

30/06/2025
VIDEO/ Fluminense befason Interin, kryeson pas 45 minutash

VIDEO/ Zhgënjim total i Interit, Fluminense “fluturon” në çerekfinalen e Botërorit të Klubeve

30/06/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al