‘Të na rrojë sa malet Edi Rama’, Tritan Shehu ka ca pyetje për Tërmet Peçin

Deputeti demokrat i Gjirokastrës, Tritan Shehu, ka reaguar pas takimit të kryeministrit Edi Rama në Tepelenë. Shehu është ngacmuar më shumë nga batuta e kryebashkiakut Tërmet Peçi për Edi Ramën. Ja çfarë shkruan ai në një postim në faqen e tij në Facebook.

“Te pacim sa malet o Komandanti Yne”!!

Termeti i “madh” tundi e shkundi sot Tepelenen per…Kryeministrin. Na ktheu ne te vertete shume vite me pare. Nuk e di nese e informoi “Komandantin” per rendimentet e larta qe ka pasur Tepelena ne Kanabis!? Po per rolin e Bashkise e Policise aty per ate sukses te pa krahasueshem ? Nga sa di une, minimalisht ka nje ligj pergjegjesie per keta institucione ndaj kultivimit te droges…per te mos hapur sot muhabete te tjera…me te “bezdiseshme”..!

Po per terrorin nen te cilin mbahen akoma fshataret e Tepelenes e Memaliajt per drogen e kultivuar, qe ne realitet i shkaterroi edhe ekonomikisht ata, a foli kush ne ate takim? Pa dyshim disa fituan shume e shume prej asaj vepre kriminale. Po drejtori i policise se atyshme a i permendi ndonje emer te tille kryeministrit, se kjo eshte detyra e tij, jo….?