Luftëtari shpreson t’i shkojë deri në fund Kupës së Shqipërisë duke synuar ta fitojë këtë trofe. Të mërkurën në orën 14:00 do të luhet ndeshja e kthimit në Gjirokastër me Partizanin. Rezultati i ndeshjes së parë i favorizon gjirokastritët, ndaj edhe bluzinjtë do të tentojnë të kalojnë të kuqtë.
Pritet që në shkallët e stadiumit ‘Gjirokastra’ të ketë tifozeri të shumtë. Luftëtari ka edhe një avantazh tjetër në këtë ndeshje. Shkon i motivuar jo vetëm për shkak të ndeshjes së parë që fitoi 2 me 1, por fundjavën që lamë pas mundi edhe Skënderbeun.
Qetësia është faktor i rëndësishëm kur luan futboll. Ndonëse është përballë Partizanit të vendit të parë në Superligë, Luftëtari ka gjasa të kalojë në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë edhe nëse mundet nesër me rezultatin minimal 0 me 1.
©argjiroja.net