Një debat me tone të ashpra është konsumuar mbrëmjen e sotme në studion e “Open” në Top-Channel midis Kryetarit të PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe deputetit socialist, Alket Hyseni.
Debat i cili ka vijuar me fyerje të ndërsjellta personale midis dy politikanëve. Në një moment të bisedës, Idrizi u shpreh se nuk e kishte menduar kurrë se në pasi doli në 1990 në protestë, do të dilte sërish në 2019-ën. Ndërkohë që deputetit Alket Hyseni, i tha se me “Më vjen keq që gjatë këtyre 30 viteve me ecejaket andej-këtej e ke humbur kahun e duhur të historisë”.
Është dashur vetëm kaq që mes tyre të lindin përplasjet e para.
Idrizi iu drejtua Hysenit me fjalët: “Të kam pushuar nga puna si hajdut në doganën e Kakavijës. Meqë e kishe personale, por ta kthej në personale. Të kam futur unë në PS se më je lutur që të futeshe aty”- tha Idrizi.
Ndërsa Hyseni iu përgjigj Idrizit me fjalinë,- “Nuk merrem me Shpëtimin se është i dëshpëruar. Mbaji kanaçet… Nuk merrem unë me këtë nivel ordiner”.