Opozita bën thirrje për tu bashkuar me protestat e studentëve por dhe të qytetarëve të pakënaqur për të larguar Ramën nga qeveria.
Lulzim Basha: “Dua të jem i qartë pa asnjë mëdyshje. Edi Rama e ka shtyrë Shqipërinë në buzë të greminës. Pas Enver Hoxhës ai është njeriu më i dëmshëm që ka patur ndonjëherë Shqipëria. Largimi i tij nga pushteti është i domosdoshëm për të ndalur fundosjen e Shqipërisë” u shpreh kreu i Demokratëve Lulzim Basha në fjalën e tij në Kuvendin e Partisë Demokratike që po mbahet sot tek Pallati i Kongreseve
“O sot o kurrë!” tha kryetarja e LSI-së , Monika Kryemadhi duke iu drejtuar strukturave të LSI-së në Durrës.
Monika Kryemadhi: “Të hënën bashkojuni studentëve. Nëse nuk i bashkohemi pa flamuj partiak e karta anëtarësie do të jetë shumë vonë për ata, për ne dhe Shqipërinë. Sfida e Shqipërisë nuk është që të mbajmë Edi Ramën në pushtet dhe një grusht të vogël njerëzish por hapja e negociatave, integrimi në BE. Secili ti hipë furgonit dhe ti bashkoheni. O sot o kurrë, kemi shansin dhe mundësinë ti japim një shpresë të rinjve se ky vend do bëhet një ditë. Vetëm Edi Rama nuk bëhet. Ai është që mban peng Shqipërinë dhe zhvillimin e Shqipërisë, negociatat dhe reformën në drejësi, reformën zgjedhore”
Lulzim Basha: Unë jam i bindur se për të rrëzuar Edi Ramën nuk ka nevojë për dhunë. Edi Rama nuk rrëzohet nga pushteti duke e goditur një herë me top. Edi Rama rrëzohet: Duke i rezistuar atij përditë. Duke kundërshtuar përditë keqqeverisjen e tij. Duke protestuar për ditë. Duke ju bashkuar protestës së qytetarëve të Shkozës. Duke ju bashkuar protestës së qytetarëve të Unazës. Duke iu bashkuar protestës së qytetarëve për Teatrin. Duke iu bashkuar protestës së qytetarëve të Kukësit. Duke iu bashkuar protestës së qytetarëve të Himarës. Duke iu bashkuar protestës së studentëve. Duke iu bashkuar protestave të qytetarëve, biznesit të vogël, fermerëve, që po shpërthejnë ccdo ditë nën shembullin e kurajos së studentëve .Duke iu bashkuar çdo proteste, çdo ditë, kundër çdo padrejtësie. Rama rrëzohet:Duke denoncuar krimet e tij përditë. Duke diskredituar ministrat e tij injorantë dhe hajdutë përditë. Duke demaskuar dhe braktisur klientët e tij hajdutë përditë.