Viktori thotë se 3 orë eksperience në gdhendjen e drurit pavarësisht nëse pjesëmarrësit nuk kanë të njëjtat aftësi apo profesione janë unike dhe ofrojnë shumë emocion, njohje dhe kënaqësi.
Interesi për ekspëriencat ka qenë shumë i lartë edhe vitin e kaluar. Ergesti agjent turistik thotë se vizitorët duan të jetojnë si vendasit për disa orë ndërsa i sheh turet e eksperiencave si të ardhmen e rritjes së kohëqëndrimit në qytet.
Ndërsa Viktoria pati për herë të parë sezonin e kaluar eksperiencën si udhërrëfyese e kësaj kategorie vizitorësh. Ajo është e kënaqur me përshtypjet që vizitorët kanë ndarë me ta.
Vetëm qendra e pazarit të Gjirokastrës po përgatitet të ofrojë më shumë se 10 eksperienca gjatë sezonit 2020 ndërsa i gjithë qarku po përgatitet të ofrojë rreth 100 gjëra që mund të bëhen në Gjirokastër./ Tch