Në stërvitjen e fundit përpara ndeshjes së nesërme me Skënderbeun, në shkallt e stadiumit ‘Gjirokastra’ ishte i pranishëm edhe deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo. Ai shoqërohej nga i vëllai, Grigor Tavo. Interesimi për ndeshjen me Skënderbeun është mjaft i madh, aq sa deputetit të LSI-së i ka shkëputur edhe vëmendjen nga organizimi i protestës së opozitës. Luftëtari kërkon ta nisë në mënyrën më të mirë të mundshme gjysmën e dytë të sezonit, ku një fitore ndaj Skënderbeut do t’i largonte gjirokastritët nga zona e ftohtë, për të hedhur vështrimin drejt vendeve të parë që të çojnë në Europë.