Gjatë fjalës së sotme në mbledhje e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kreu i grupit parlamentar të kësaj partie, Taulant Balla, foli edhe për riorganizimin e PS-së, proces që sipas tij do mbyllet brenda janarit. Mes shifrave që përmendi për organizatat socialiste, Balla tha se në Gjirokastër 53% të kryetarëve në këto organizata janë me arsim të lartë. Ndërsa nuk është e njëjta gjë për Dropullin, ku numri i kryetarëve me arsim të lartë në është tejet i ulët.
©ArgjiroLajm.net