Zv.kryeministri Erion Braçe njofton se është mbyllur klubi ‘The Code’ në Tiranë, pasi është gjetur në një sërë shkeljesh, ku më e rënda është ajo e evazionit fiskal, dhe e mossigurimit të punonjësve, por deklarimi i tyre në të zezë. Zv,kryeministri Braçe gjithashtu bën me dije se është gjobitur edhe klubi Lollipop, pasi nuk lëshonte kupon tatimor, dhe kishte 2 punëtorë të deklaruar. Gjobë ka patur mbrëmë edhe për klubin Cavalliero, i cili nuk lëshonte kupon tatimor.
Reagimi i Braçes:
EVAZIONIFISKAL ESHTE PABARAZI!
PUNETORETNETEZEZE ESHTE SKLLAVERI!
Nuk kemi ikur kund,
nuk ikëm me verën.
Jemi këtu,
në punë e në përputhje me ligjin;
KUNDEREVAZIONIT e #KUNDERSKLLAVERISENEPUNE.
Dje, grupet e organeve fiskale, kontrolluan klubet e medhaja ne kete qytet;
Lolli Pop pas kontrollit u gjet me shkeljen e mosdokumentimit te transaksioneve permes kuponit tatimor si dhe me dy punetore ne te zeze,
te pa deklaruar;
The Code pas kontrollit u gjet me shkeljen e perseritur te mos dokumentimit te transaksioneve permes kuponit tatimor si dhe nje punetor ne te zeze, te padeklaruar;
The Code per keto shkelje u mbyll dhe punonjesit e organeve fiskale vendosen masen e bllokimit te aktivitetit;
Cavalliero pas kontrollit u gjet me shkeljen e moadokumetimit te transaksioneve permes kuponit tatimor dhe mori gjoben respektive sipas ligjit.
Kam nje thirrje per te gjithe;
BEJENI BIZNESIN TE LIGJSHEM!
Punoni fort dhe me fature tatimore e kupon, fitoni dhe shlyeni detyrimet;
JEPINI FUND PUNES ME PUNETORE NE TE ZEZE!
Eshte krim nje skllaveri e tille!
Nuk i behet me nje qenie humane kjo,
nuk do e tolerojme!