Ditën e djeshme, në zyrën e kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhit ka shkuar një përfaqësues i Ambasadës Amerikane.
Burime të Dosja.al bëjnë me dije se gjatë takimit me krerët e dy prej partive më të mëdha opozitare, i dërguari i ambasadës ka bërë një paralajmërim të fortë.
“Çdo akt dhune nga sot deri në 1 Korrik i bërë apo nxitur nga ju do ta detyrojë Departamentin e Shtetit t’ju klasifikojë si organizata të dhunshme!,”-mësohet se ka thënë i dërguari amerikan.
Ditën e sotme opozita e bashkuar do të zhvillojë protestën e 9-të kombëtare në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në orën 20:00. Nuk dihet ende sesa do të zgjasë kjo protestë. Basha bëri thirrje që qytetarët të jenë sot prezentë në protestë, duke lajmëruar se pjesë e saj do të jenë edhe dy vajzat e tij. Megjithëatë policia ka ndërrmarrë masa të forta sigurie. Gardhe hekuri, 1500 forca policie në terren janë disa nga masat e policisë./ Dosja.al